Izraeli aktivizon nenin e luftës

Për herë të parë që nga viti 1973 Izraeli ka aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës, që përkthehet në shpallje lufte.

Kushtetuta e Izraelit përcakton që aktivizimi i nenit 40-të do të thotë që ushtria ka liri të plotë për “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” dhe duhet të raportojë vetëm tek lidershipi politik.

Ndërkohë, përleshjet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit vazhdojnë në disa zona të jugut të Izraelit.