Izolimi i Shangait, Tesla merr vendimin

Tesla do të mbyll fabrikën e saj në Shangai për katër ditë, pasi qyteti është drejt mbylljes për shkak të frikës së një rikthimi të mundshëm të pandemisë në përmasa të gjera.

Prodhuesi i automjeteve ka njoftuar punëtorët dhe furnitorët e tij për mbylljen.

Sipas burimeve të Reuters, Prodhuesi i automjeteve fillimisht u përpoq të vazhdonte prodhimin dhe thirri punëtorët të dielën. Megjithatë, i lejoi të largoheshin nuk kishte dispozita të mjaftueshme për ta.

Tesla ka deklaruar se parësore për të mbetet parandalimi i pandemisë dhe  besonte se masat e Shangait për COVID-19 ndihmuan në vendosjen e themeleve për zhvillimin e ardhshëm të qytetit.

Shangai do të bllokohet në dy faza.

Fabrika e Teslas është në rrethin Lingang , e cila është pjesë e fazës së parë të bllokimit të Shangait. Bllokimi i tij filloi të hënën dhe është planifikuar të zgjasë deri të premten në mëngjes.

Fabrika e saj në Shangai është një qendër e rëndësishme eksporti në Gjermani dhe Japoni. Ajo dorëzoi rreth 57 mijë  automjete në shkurt, duke përfshirë 33 mijë për eksport.

Me një mesatare të përafërt shkon rreth 2018 automjete në ditë.