
Ivanka Trump dhe Princi William “kapen mat”
Princi dhe Princesha e Uellsit udhëtuan për në Jordani për të parë princin e kurorës Husein dhe princeshën Rajwa të lidhin kurorën. Gjatë dasmës në fillim të kësaj jave, Princi William u pa duke biseduar afër me vajzën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ivanka Trump, e cila mori pjesë në dasmë me bashkëshortin e saj Jared Kushner, kishte veshur një fustan blu të çelur, ndërsa William dukej elegant me smoking. Komentiesit aludijnë se për çfarë po flasin, për çështje politike? Muhabet tê ëmbël apo???
Trump dhe William u takuan për herë të parë në vitin 2019, kur ish-vajza e parë e Shtëpisë së Bardhë iu bashkua babait të saj për një vizitë zyrtare në Angli.
Nëna e tre fëmijëve uroi princin e sapomartuar të kurorës dhe Princeshën e Jordanisë për martesën e tyre në një postim të shpërndarë në Instagram Story gjatë fundjavës.
“Urime Princit të Kurorës Al Husein bin Abdullah dhe Princeshës Rajwa Al Hussein për martesën e tyre të bukur në Jordani dje”, shkroi ajo. “Jeta e tyre së bashku qoftë e bekuar me një bollëk dashurie, shëndeti dhe lumturie.”
Trump ndau gjithashtu një fotografi të saj dhe të bashkëshortit të saj, si dhe një foto të çiftit të porsamartuar.