
Italianët të dytët që kanë vizituar më së shumti Shqipërinë këtë vit
Pas shqiptarëve të Kosovës që historikisht mbajnë vendin e parë, italianët janë të dytët që e kanë vizituar më së shumti Shqipërinë këtë vit, duke ja kaluar bindshëm turistëve nga Maqedonia e Veriut.
Sipas Ministrisë së Turizmit, 813 mijë italianë kanë hyrë në Shqipëri nga Janari deri në Tetor, një rritje kjo me 55% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga vendet e Europës, rritje të ndjeshme me më shumë se 60% të hyrjeve në krahasim me vitin 2022 vërehet tek spanjollët, gjermanët dhe francezët.
Nga vendet e largëta aziatike, kinezët kanë njohur një rritje me 183%.
Edhe për 2024-shin, tur operatorët flasin për projeksione optimiste.
Për vitin e ardhshëm, sfidë e Shqipërisë shihet udhëtimi pa viza për Kosovën. Nga rreth 9 milionë të huaj të ardhur në Shqipëri nga Janari deri në Tetor, 3.7 milionë janë shqiptarë të Kosovës, thënë ndryshe 42% e vizitorëve.