Italia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme ndaj Covid-19

Italia ka vendosur të lehtësojë disa nga kufizimet anti-Covid dhe nuk do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Me rregullat e reja, çdo qytetar që ka kryer vaksinën dhe është mbi moshën 50 vjeç do të mund të shkojë në punë, nëse testi i Covid rezulton negativ.  Megjithatë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të shtëpive të kujdesit të të moshuarve do t’u kërkohet të vaksinohen deri në fund të vitit 2022, pavarësisht moshës.

Në ambientet e brendshme si restorantet, palestrat, pishinat, teatrot dhe kinematë do të vijojë të kërkohet maska, po ashtu edhe ambientet e punës.  Në fillim të këtij viti u hoq detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet jashtë.

Ministri i Shëndetësisë në Itali  Roberto Speranza informoi qytetarët se nëse kontaktojnë me personat pozitivë ndaj COVID-19 nuk do duhet të karantinohen më. Por nëse rezultojnë pozitivë ndaj COVID-19 do t’u kërkohet të futen në izolim. Pritet që së shpejti  të hiqen kufizimet në stadiume për evente sportive dhe koncerte.