
Italia i heq të gjitha!
Duke filluar nga dita e sotme, Italia heq të gjitha masat anti-covid për udhëtarët shqiptarë. Nga kjo datë mjafton të prisni biletën dhe të udhëtoni, pasi nuk kërkohen më Green Pass, certif8ikata e vaksinimit, certifikata e shërimit apo testi negativ i koronavirusit.
Lajmi bëhet me dije nga miinstria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku njoftohet gjithashtu se udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.
Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.
Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.
Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ 👇
*Tibo News