Italia drejt nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për mbrojtjen e Ukrainës

Duke folur këtë mëngjës para anëtarëve të komiteteve të punëve të jashtme të Dhomës dhe Senatit në Romë, ministri i Jashtëm italian Antono Tajiani tha se  “ekziston një vullnet për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me Ukrainën, e cila do të merret me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Tajani shtoi se nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme, sa në këtë fazë, që të mund t’i siguronim kujtdo që sulmohet me mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten.

Kreu i diplomacisë italiane nënvizoi gjithashtu se marrëveshja, e cila është në fazën fillestare, i referohet qartë pavarësisë territoriale të Ukrainës dhe dënon pushtimin rus dhe se do t’i ofrojë një formë më të strukturuar mbështetjes së Kievit për pjesë e Italisë.

Antonio Tajani tha se kjo marrëveshje e veçantë pritet të nënshkruhet brenda ditëve në vijim nga kryeministrja Giorgia Meloni.