Italia diskuton në projekt-buxhet njohjen e pensioneve për emigrantët shqiptarë

Parlamenti Italian pritet të miratojë një shtesë një projekt-buxhet për njohjen e pensioneve të shtetasve shqiptarë.

Projekt-buxheti erdhi si fryt i bashkëpunimit të kryeministrit italian Mario Draghi dhe ministrit të jashtëm Luigi di Maio.

Emigrantët në gusht të vitit 2021 protestuan para kryeministrisë për njohjen e pensioneve.

Vetëm në vitin 2017 në Itali ishin të punësuar 250 mijë shqiptarë. Shqiptarët zënë vendin e dytë të të punësuarve në Itali.