Italia dhe SHBA-ja operacion kundër mafias siçiliane

Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) kanë kryer operacion të koordinuar më 8 nëntor kundër anëtarëve të dyshuar të mafisë në Sicili dhe Nju Jork, duke shënjestruar familjen e fuqishme të krimit, Gambino, dhe bashkëpunëtorët e saj.Urdhërarrestime për 17 të dyshuar janë ekzekutuar, përfshirë shtatë në rajonin e Sicilisë dhe dhjetë në Nju Jork, njoftoi policia italiane. Të arrestuarit akuzohen për krime të ndryshme që lidhen me mafian dhe shoqatat kriminale e deri te zhvatja e manipulimi i ankandeve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë më vonë sqaroi se vetëm 16 prej të dyshuarve janë arrestuar, duke shtuar se një i dyshuar në Itali është ende në arrati. Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se dhjetë anëtarët apo bashkëpunëtorët e dyshuar të familjes Gambino janë arrestuar në SHBA, e të cilët akuzohen për zhvatje, shantazh, hakmarrje ndaj dëshmitarëve “dhe krime të lidhura me sindikatat”.