
Itali, inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1984
Norma vjetore e inflacionit të Italisë ishte 11.8% në nëntor, e qëndrueshme në raport me tetorin, por ende në nivelin më të lartë që kur ishte 11.9% në mars 1984, sipas një vlerësimi paraprak të publikuar nga ISTAT.
Agjencia kombëtare e statistikave shtoi se indeksi i saj i çmimeve të konsumit u rrit me 0.5% në terma mujore, duke rënë ndjeshëm nga 3.4% në tetor.