Itali, adoleshenti vret veten aksidentalisht me armën e të atit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 17 vjeçar vrau veten aksidentalisht me armën e të atit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu ka drejtuar pushkën në fytyrë para se të qëllohej.

Për shkak të pozicionit në të cilën u gjet kufoma, plagës vdekjeprurëse në fytyrë dhe faktit se ai kishte disa orë vetëm në shtëpi, policia ka ngritur hipotezën e vetëvrasjes.