Israa Seblani, nusja e Bejrutit kujton shpërthimin live gjatë xhirimeve për dasmën

Supozohej të ishte dita më e lumtur dhe më e bukur për të por Israa Seblani mban mend nga dasma dhe fustani i nusërisë vetëm një shpërthim të frikshëm. Është pikërisht nusja e famshme në Bejrut e cila shfaqet me vello të bardhë teksa kameramani po e filmonte kur më pas ndodhi një shpërthim i madh pranë saj. Videoja u bë virale por nuk u dhanë shumë pamje teksa Seblani siç ishte me vello, me profesionin doktoreshë shkon për të ndihmuar të plagosurit.

Ngjarja ndodhi 4 gushtin e kaluar, ditën kur u martua me biznesmenin Ahmad Subeih, kur skena me momente të lumtura u shkatërrua.

Videoja u pa anembanë botës dhe ishte një moment tronditës mes historive të shumë familjeve në ditën kur shpërthimi i madh tronditi kryeqytetin libanez. Më shumë se 200 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën. Një pjesë e madhe e qytetit u shkatërrua, shkatërrimi është ende i dukshëm edhe sot.

“Unë ende nuk kam një foto të ditës time të dasmës në shtëpi,” tha Seblani, 30 vjeç, duke parë të njëjtin shesh ku çiftet e tjera festuan dasmën e tyre.

“Ishte një fatkeqësi për popullin libanez. Unë nuk mund të shoh prindërit që humbën fëmijët e tyre, fëmijët që humbën prindërit ose shkatërrimin që ndodhi dhe të jem e lumtur. Nuk do të gënjej veten’’.

“Kjo është një ditë gjatë së cilës ne nuk mund të kemi asnjë plan,” tha Subeih, 34 vjeç, “Kjo është një ditë trishtimi dhe pikëllimi, është një ditë e zezë, një ditë zie për të gjithë Libanin.” Seblani u kthye në Shtetet e Bashkuara, ku ajo kishte punuar, në shtator, por kufizimet e koronavirusit e penguan Subeih të bashkohej me të. Ajo u kthye në Liban që të mund të ishin bashkë derisa të gjenin një bazë të re larg krizës ekonomike të atdheut të tyre.

“Ne kërkojmë siguri, nuk duam para, nuk kërkojmë jetë të zbukuruar, duam vetëm siguri”, tha Seblani.

Ajo gjithashtu mund të jetë duke kërkuar diku ku njerëzit do ta njohin atë për arsye të tjera.

“Sigurisht që ndihem e lumtur që njerëzit më njohin kudo që shkoj dhe jam e sigurt që të gjithëve u pëlqen të bëhen të famshëm, por unë preferoj të jem e famshme në një mënyrë tjetër, sepse kur njerëzit më quajnë nusja apo nusja e famshme e Bejrutit, kujtoj momentet e këqija”.