
Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një sërë tërmetesh. Autoritetet urdhëruan mijëra njerëz që jetonin në qytetin jugperëndimor të Grindavik të evakuoheshin si masë paraprake.Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) ka deklaruar se ekziston një rrezik i konsiderueshëm i një shpërthimi vullkanik. Sipas deklaratës, një shpërthim mund të ndodhë në çdo kohë në ditët e ardhshme.Thor Thordason, një profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, tha se një lumë magmë 15 km i gjatë që rrjedh nën gadishull është ende aktiv:
Javët e fundit janë regjistruar mijëra lëkundje rreth vullkanit Fagradalsfjall.Të enjten, rritja e aktivitetit sizmik në zonë shkaktoi mbylljen e atraksionit afër Lagunës Blu. Në fakt, sipas të njëjtave informacione, më shumë se 20,000 lëkundje janë regjistruar në Islandën jugperëndimore që nga fundi i tetorit.Agjencia e Mbrojtjes Civile e Islandës tha se vendimi për evakuim u mor pasi Shërbimi Meteorologjik nuk mund të përjashtonte që “magma, e cila aktualisht po formohet, mund të arrijë në Grindavik”.