
Ishte e shkruar! Historia e çiftit që rigjetën njëri tjetrin, pas 31 vitesh
Historia e një çifti që ringjallën dashurinë e tyre pas 31 vitesh po bën xhiron në rrjet. Së fundmi ata janë bashkë dhe do jetojnë në të njëjtën shtëpi, më të lumtur se kurrë. Por si është historia e tyre?
Kate Pymm nga Guisborough dhe Guenther Baer nga Gjermania ishin 17 dhe 23 vjeç kur u takuan për herë të parë gjatë një vizite në në Devon në vitin 1989. Ata u dashuruan dhe për katër vite me radhë, ata shkruan letra dashurie për njëri tjetrin. Por pas katër vitesh ata humbën kontaktin. Në pamundësi për të folur, apo për t’u parë ata vendosën të vazhdonin jetët e tyre të ndarë.
Të dy u martuan por martesat përfunduan me divorc.
Zbulimi i rastësishëm i letrave të tyre, bëri që çifti të ritakohen dhe të qëndrojnë së bashku njëherë e mirë.
Në vitin 1989, Kate shkoi drejt jugperëndimit të Britanisë së bashku me nënën dhe shoqen e saj më të mirë. Duke kujtuar takimin e tyre të parë, Kate, tashmë 50 vjeçe, tregon: “Shkuam për të ngrënë në këtë fshat të bukur. Ne hymë në një lokal dhe pashë një djalë të mrekullueshëm.”
Ishte pikërisht Guenther, tani 57 vjeç, i cili kishte udhëtuar gjithashtu në Angli për të përmirësuar aftësitë e tij gjuhësore. Në atë lokal u takuan për herë të parë, filluan të flisnin e të njiheshin dhe vendosën të takoheshin sërish.
“Ne biseduam shumë, por kishim vetëm një ditë e gjysmë kohë para se të ktheheshim në shtëpitë tona”, tregon Kate.
Ata shkëmbyen adresat dhe e mbajtën lidhjen e tyre për dy vite, përmes shumë letrave, telefonatave dhe vizitave të herëpashershme.
Por Kate vendosi që romanca në distanca të gjata ishte shumë e vështirë për t’u mbajtur dhe i dha fund lidhjes në vitin 1991.
“Ishte shumë e vështirë, u lëndova shumë, ne të dy e donim njëri-tjetrin, por për fat të keq isha unë që stopova. Thjesht thashë se nuk mund të shoh një mënyrë për ta bërë këtë lidhje që të funksionojë”.
Dy vitet më pas ata vijuan gjithsesi t’i shkruanin letra njëri-tjetrit.
Guenther u martuar, u bë baba i tre fëmijëve, ndërsa Kate ngriti biznesin e saj të kozmetikës. Të dy u martuan me njerëz të tjerë dhe më vonë u divorcuan.
Më pas, në nëntor të vitit 2020, teksa të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi për shkak të Covid, Kate nisi të gërmojë në ‘arkivat’ që kishte ruajtur në shtëpi. Ajo zbuloi disa letra të shkruara nga ish dashuria e saj e para shumë viteve. Teksa lexonte letrat, Kate përjetoi sërish të njëjtat ndjesi.
Në javët e ardhshme, Kate kaloi çdo ditë duke menduar për Guenther. Ajo nuk e dinte se edhe Guenther kishte kaluar tetë vitet e fundit duke menduar për të.
Kate nuk u dorëzua, ajo vendosi të gjente adresën e Guenther edhe pse iu desh pak kohë, pasi Guenther nuk ishte as në rrjetet sociale.
I shkroi një letër dhe Guenther e përjetoi kështu:
“Ditën që mora letrën e saj, u trondita. Në momentin që mora letrën, vrapova të merrja telefonin dhe ta telefonoja, isha vërtet i befasuar dhe i emocionuar,” tha Guenther duke shtuar: Kur është e shkruar, është e shkruar dhe pikë!
Ata u takuan më në fund në janar të vitit 2021 pasi folën çdo ditë që nga ajo telefonatë, për të cilën Kate kujton qartë se kishte ndodhur në orën 12:36 të 22 nëntorit.
“Unë thjesht e doja atë, ishte kaq e çuditshme, ishte kaq organike dhe doja t’i thoja që e doja”.
Ata u martuan në Bavari në dhjetor 2021.
Dhe këtë javë, Kate po përgatitet të lërë pas Teesside për të filluar më në fund jetën e saj me Guenther në Gjermani.
“Më duhet të them se nuk mund të jem më mirënjohës që ajo bëri atë që bëri, duke më shkruar një letër.”
Kate thotë: “Një pjesë prej jush mendon se si keni pritur 31 vjet, por gjithashtu duhet të pranojmë se të dy kemi patur aventura, të dy kishim jetët tona, unë kisha një punë të mirë ndërsa Guenther u bë baba i tre fëmijëve. Ka qenë e vështirë, kurrë nuk e kam hequr nga mendja. Por kur është e shkruar, është e shkruar dhe pikë!.
*Tibo News