ISHP: Mbaron Coronavac, vaksinimi po bëhet vetëm me Pfizer

Procesi i vaksinimit anti-Covid në vend po vijon me ritme të ulëta.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se tashmë për imunizimin e popullatës po përdoret vetëm vaksina Pfizer, pasi Coronavac ka përfunduar.

Vaksinat Pfizer kanë një afat skadence 6 muaj nga data e prodhimit, por së fundi edhe ky afat është shtyrë me miratimin e EMA.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të mbulesës vaksinale kundër Covid-19.

*Tibo News