Ishin nisur për në minierën e diamanteve, rrëzohet avioni në Kanada

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni në veri të Kanadasë. Avioni ishte nisur për në minierën e diamanteve Diavik me anëtarë të stafit.

Kontakti me avionin Northwestern Air u humb pak pasi u ngrit rreth orës 08:50 pranë Fort Smith, në veriperëndim të Kanadasë, sipas qendrës së koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit të zonës.

Shtatë persona ishin në bord, njëri prej të cilëve mbijetoi. Shefi i Rio Tinto, Jacob Stausholm tha se kompania ishte e shkatërruar nga lajmi. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.