AlbanianEnglish

Ish-punonjësit e Çernobilit me frikë nga një tjetër ‘katastrofë’

Çifti Valeriy dhe Halyna punonin si inxhinierë kimistë në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Në vitin 1986, ata duhej të evakuonin shtëpinë e tyre në Pripyat kur reaktori në Çernobil shpërtheu, duke shkaktuar aksidentin më të keq bërthamor në botë.

Tani ata kanë frikë se mund të humbasin edhe një herë shtëpinë e tyre pranë Chernihiv pasi trupat ruse po bombardojnë qytetet dhe urat në zonë.

“Zoti na ruajt nëse do të na duhej të evakuoheshim përsëri”, kanë thënë ata në një intervistë.

Humbja e shtëpisë së tyre nuk është shqetësimi i tyre i vetëm. Çifti kanë frikë se Ukraina mund të shohë një tjetër katastrofë bërthamore.

Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, ka qenë në duart e rusëve që nga java e kaluar, kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në vend pas përleshjeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se kishte humbur kontaktin me sistemet e tij në distancë që monitorojnë materialin bërthamor në objekt.

Termocentrali i Çernobilit është gjithashtu në duart e rusëve, të cilët thonë se po kryejnë një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Valeriy thotë se njësitë bërthamore në të dy centralet janë të mbrojtura mirë, por paralajmëron se mund të ketë ende një katastrofë të madhe, nëse goditet nga ndonjë raketë.

“Nëse raketa arrin atje, objekti i strehës mund të shkatërrohet dhe rrezatimi do të përhapej në të gjithë Evropën. Nëse ndonjë nga reaktorët në Energodar apo termocentrali bërthamor Zaporizhzhia dëmtohet, pasojat do të jenë të njëjta si Fukushima (në Japoni).

Qytetarët në Chernihiv vazhdojnë t’i kalojnë ditët duke u fshehur nëpër bodrume.

Urat dhe rrugët që rrethojnë qytetin e tyre janë shkatërruar ose pushtuar nga rusët e kështu janë shkëputur nga bota e jashtme.

Të gjithë përpiqen të gatuajnë diçka dhe ta ndajnë me fqinjët e tyre që tashmë janë bërë një familje e madhe ‘në nëntokë’.

You don't have permission to register