Ish-presidenti i Hondurasit dënohet me burgim të përjetshëm

Juan Orlando Hernandez, ish-presidenti i Hondurasit, është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane, shkruan BBC.

Hernandez u dënua të premten për komplot për të importuar kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë mitralozë.

Prokurorët kanë thënë se ish-presidenti e drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke mbrojtur dhe pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.

Ish-presidenti 55-vjeçar kishte mohuar akuzat.

Hernandez ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri më 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.

Ai erdhi në pushtet me premtimin për ta luftuar krimin dhe drogën.