
Ish-presidenti francez Sarkozy shpreson t’i shmanget burgut
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpreson të shfajësohet nga dënimi me burg për ryshfet dhe ndikim të paligjshëm.
Ai ka paraqitur këtë javë në Gjykatën e Apelit pretendimet për rrëzimin e dënimit me 3 vite burg dhënë në mars të vitit 2021.
Burgosja e Sarkozy-së është pezulluar për shkak të apelimit, por vendimi tronditi politikën në Francë, pasi rrëzoi në opinionin publik ish-presidentin që shërbeu mes viteve 2007-2012.
Sarkozy po përballet me një sërë hetimesh dhe seancash gjyqësore.
Në kohën e gjyqit fillestar, gjykata zbuloi se Sarkozy ishte përpjekur të korruptonte një gjykatës pas largimit nga detyra dhe të ofronte ndikimin e tij në këmbim të informacioneve konfidenciale për një hetim mbi financat e fushatës së tij të vitit 2007.
Sipas gjyqtares Christine Mee, “ai përfitoi nga statusi i tij dhe marrëdhëniet që kishte krijuar”.
Sarkozy në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se ai ishte viktimë e përndjekjes politike.
Seanca e apelit, e planifikuar të zgjasë deri më 16 dhjetor, do të shqyrtojë vendimin dhe dënimin.
Së bashku me të ndjerin Zhak Shirak, i cili u shpall fajtor për korrupsion në vitin 2011, Sarkozy është i vetmi president tjetër i Francës, që është dënuar nga një gjykatë.
*Tibo News