Ish-ministri Lefter Koka dëshmon në SPAK

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ka dhënë sqarime në prokurori për më shumë se dy orë në lidhje me dhënien me koncension të Inceneratorit të Fierit. Mësohet se Koka ka mohuar akuzat e prokurorisë, duke deklaruar se ka zbatuar vetëm ligjin. Koka mbërriti në ambientet e SPAK, në orën 10 të mëngjesit dhe ka dhënë sqarime përballë prokurorit Dritan Prençi, në prani të avokatëve të tij mbrojtës. Koka ka dhënë sqarime edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me shpronësimin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtuar inceneratori. Ai ka treguar se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.

Nga ana tjetër prokuroria pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit. Ish-ministri akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.