Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë ka mbërritur këtë mëngjes në SPAK. Beqja është përfshirë në skandalet me koncesionet në shëndetësinë. Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor .Këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë. Pritet që SPAK të marrë në pyetje të gjithë zyrtarët e akuzuar për këtë çështje, ku në krye qëndron ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.