Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare

Ish kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti dhe 21 shtetas të tjerë kosovarë, morën zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare.

Ata u betuan përpara kryebashkiakut Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj u shpreh se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet dhe se shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që janë vendosur këto vite.

Kreu i Bashkisë Tiranë ndër të tjera, u shpreh se marrja e shtetësisë shqiptare duhet konsideruar si një mision për progres dhe për të çuar përpara ambiciet e vendit tonë.

*Tibo News