
Ish kryeministri i Japonisë qëllohet për vdekje duke mbajtur fjalim
Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, 67 vjeç ka vdekur në spital pasi u qëllua me armë zjarri teksa po mbante një fjalim politik.
Abe u qëllua dy herë teksa po fliste në qytetin jugor të Nara këtë mëngjes.
Pasi u qëllua, ai u rrëzua dhe u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt. Sipas mediave lokale, ai ka patur tepër gjakderdhje. Policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar 41 vjeçar.
Sipas autoriteteve, ish kryeministri është qëlluar në të djathtë të qafës, por gjithashtu ai ka pësuar gjakderdhje në pjesën e majtë të kraharorit, duke lënë të aludohet se është qëlluar me dy plumba ose plumbi ka prekur dhe pjesën tjetër të trupit.
Ish-guvernatori i Tokios Yoichi Masuzoe deklaroi më herët në një postim në Twitter se Abe ishte në një gjendje arresti kardiopulmonar.
Termi përdoret shpesh përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht në Japoni.
*Tibo News