Ish- kryeministri Fatos Nano i shtruar në spital

Ish- kryeministri shqiptar është sëmurë. Fatos Nano aktualisht 70 vjeç ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mediat vendase bëjnë me dije se ish kryeministri është i shtruar prej një jave në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se ai është shtruar në reanimacion, teksa vuan nga insuficienca respiratore.

Thuhet se ish- kryeministri ishte në intubim, ndonëse puna e mjekëve duket se po jep rezultate pozitive, pasi oksigjeni në gjakun e Nanos është rritur pranë parametrave të duhur.

Burime nga spitali privat kanë treguar për Klan, se Nano është drejt përmirësimit, por po mbahet me prognozë të rezervuar.

Fatos Nano vuan nga SPOK, ose sëmundja pulmonare obstruktive kronike.

Edhe në maj të vitit 2021 ai u shtrua në spital pas problemeve shëndetësore.

Fatos Nano, tre herë kryeministër i vendit, u largua në vitin 2005 nga drejtimi i partisë dhe si rrjedhojë edhe nga drejtimi i partisë.