AlbanianEnglish

Ish-kampioni i boksit plaçkitet nën kërcënimin e armës

Amir Khan deklaori se atij i është vjedhur ora ndërsa ishte në Londër me gruan e tij Faryal Makhdoom.

Ish-kampioni i botës në pesha të lehta tha se ishte në qytetin Leyton, në lindje të Londrës, kur dy burra i dolën para dhe nën kërcënimin e armës ia kërkuan orën.

Khan shtoi se as ai dhe as gruaja e tij për fat të mirë nuk u lënduan në këtë rast.

“Sapo më morën orën nën kërcënimin e armës në lindje të Londrës, në Leyton”, shkroi ai në “Twitter”

“Sapo kalova rrugën me Faryal, dy burra vrapuan drejt meje, më kërkuan orën duke më drejtuar një armë në fytyrë. Gjëja kryesore është që ne të dy jemi të sigurt”, sqaroi Khan.

Çifti janë të martuar që nga viti 2013 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Në një intervistë të vitit 2018, Khan foli për një incident të ngjashëm ku ai luftoi me një bandë të armatosur që përpiqej t’ia vidhte Range Rover-in e tij në vlerë prej 120 000 euro në vitin 2012.

You don't have permission to register