Ish-avokatja e Trumpit pranon fajësinë për rastin në Xhorxhia

Sidney Powell, ish-avokatja e Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, është deklaruar fajtore për gjashtë akuzat kundër saj që lidhen me ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale amerikane në shtetin Xhorxhia.Powell, e cila i ka çuar përpara pretendimet e rreme për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ka arritur marrëveshje me prokurorët dhe do të dëshmojë në gjykatë. Për këtë rast janë paditur edhe 19 persona tjerë, përfshirë ish-presidentin Trump.

Powell është përballur me akuza për komplot për të nxitur ndërhyrje në çështjet zgjedhore. Në këmbim të lirimit me kusht nga dënimi prej gjashtë vjetëve burgim, Powell duhet të dëshmojë vetëm të vërtetën në seancat e radhës. Ky hap shënon fitore të madhe për prokurorët, duke marrë parasysh përfshirjen e saj në luftën e Trumpit për ta përmbysur rezultatin zgjedhor.