Ish- agjenti i FBI, McGonigal dënohet me 4 vite burg

Ish agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal është dënuar me 4 vite e një muaj burg pasi akuzohej se kishte bashkëpunuar me një shtetas rus, oligarkun Oleg Deripaska që kërkonte që emri i tij të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane.McGonigal ishte akuzuar gjithashtu se kishte fshehur 225 mijë dollarë pagesa që kishte marrë nga një shtatas shqiptar për lobim, ndërsa ishte ende agjent i FBI-së.

Gjyqi për këtë çështje pritet të mbahet më 16 shkurt ndërsa Mc Gonigal është vetshpallur fajtor për këtë akuzë.Ish-agjenti I lartë i FBI-së kishte deklaruar më parë se pagesa prej 225 mijë dollarësh ishte një kredi për biznez.Përpara se të merrej vendimi mbi akuzën e bashkëpunimit me oligarkun e sanksionuar rus, McGonigal shprehu pendes për krimet e kryera dhe tha se ndihej keq për gjithcka që kishte bërë.Prokurorët kërkuan fillimisht një denim prej 5 vitesh për ish agjentin e lartë të FBI-së.

Charles McGonigal do të nis të vuajë dënimin e tij më 26 shkurt të vitit 2024.55 vjecari kishte punuar si agjent i lartë i FBI-së në divizionin e kundëzbulimit ku roli i tij fokusohej në hetimin e oligarkëve rus përpara se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018.Avokatët e McGonigal kërkuan që ai të mos dënohej me burg pasi kishte pranuar përgjegjësitë e tij dhe kishte humbur punën.