Irlanda e Veriut dhe qeveria britanike ndajnë pushtetin së bashku

Partia Unioniste Demokratike (DUP) ka rënë dakord për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në Irlandën e Veriut.

Pas një takimi që zgjati 5 orë, kreu i Partisë Unioniste Demokratike, Jeffrey Donaldson tha se ekzekutivi i partisë ka mbështetur propozimet për t’u kthyer në qeveri.

Ai tha se marrëveshjet e arritura me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar  “sigurojnë një bazë që partia të emërojë anëtarë në Ekzekutivin e Irlandës së Veriut, duke shënuar kështu rivendosjen e institucioneve të zgjedhura në vend”.

Përparimi erdhi pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar u dha një politikanëve të Irlandës së Veriut deri më 8 shkurt ose do të përballeshin me zgjedhje të reja.

DUP u largua në shkurt 2022 në një mosmarrëveshje mbi rregullat e tregtisë pas Brexit. Që atëherë, ajo ka refuzuar të kthehet në qeveri me partinë nacionaliste irlandeze Sinn Fein.

Largimi la 1.9 milionë banorët e Irlandës së Veriut pa një administratë funksionale për të marrë vendime kyçe pasi kostoja e jetesës u rrit.

Sekretari i Irlandës së Veriut, Chris Heaton Harris e përshëndeti hapin dhe e bëri të qartë se qeveria do të përmbushte përfundimin e marrëveshjes. Irlanda e Veriut ka një tjetër sistem qeverisjeje nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të konfliktit brenda vendit prej dekadash.