Iranianët po shesin organet për shkak të varfërisë

Shumë iranianë raportohet se po shesin organet për shkak të varfërisë. Sipas raporteve, njerëzit po shesin veshkat, mëlçinë, palcën, spermën për të mbështetur familjet e tyre ose për të paguar faturat mjekësore, 7,000 deri në 15,000 dollarë për organ.

Kanali i lajmeve me qendër në Uashington, Iran International, citoi lajmet lokale duke thënë se ndërmjetësuesit brenda industrisë miliona dollarëshe do të blinin organet për t’i shitur më pas në vende duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë dhe Irakun.

Nuk ka asnjë provë për marrjen e masave për të ndaluar tregun e zi që është përhapur masivisht, zakonisht me blerës që blejnë organe përmes detyrimit ose mashtrimit.

‘Grupi im i gjakut është O negativ dhe unë jam 22 vjeç. Unë do të shes veshkën time për 5 miliardë rialë (10,000 dollarë).

“Për shkak të problemeve financiare, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të shes veshkën. Nëse do mëlçinë time, do ta shes një pjesë të saj për 2 miliardë rialë (4000 dollarë), tha një prej personave.

Raportet e trafikut të organeve në Iran janë rritur gjatë viteve të fundit, ndërsa Irani po përballet me ndikimin e sanksioneve të ashpra, një tkurrje në eksportet e naftës dhe inflacionin e lartë.