
Irani- Ukrainës: Të hetojmë së bashku për dronët
Teherani ftoi Kievin të zhvillojë një takim të përbashkët ekspertësh për të hetuar raportet se dronët iranianë morën pjesë në luftën në Ukrainë.
Në javët e fundit, Ukraina dhe vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve kamikaze iraniane në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, gjë që Moska dhe Teherani e refuzojnë.