Irani në qendër të akuzave për shitjen e dronëve ‘vetëvrasës’ në Rusi

Rrënoja, helmeta dhe qirinj të vendosura jashtë ambasadës iraniane në Kiev. Këto ishin mjete proteste të përdorura nga një grup ukrainas, duke kërkuar që Irani të ndalojë shitjen e dronëve në Rusi.

Një dron i ashtuquajtur “kamikaz” goditi një bllok banesash në Kiev.

Sulmi vrau të paktën katër persona, duke përfshirë një grua që ishte gjashtë muajshe shtatzënë.

Ukraina tha se sulmet u kryen nga “dronë vetëvrasës” të prodhuar nga Irani, të cilët fluturojnë drejt objektivit të tyre dhe shpërthejnë.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca ranë dakord që Irani që furnizon Rusinë me ka shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën është miratuar marrëveshja bërthamore e  vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive.

Ministri i Jashtëm i Iranit mohon se po furnizon Rusinë me drone.

Ndërsa Kremlini tha se nuk kishte informacion në lidhje me përdorimin e tyre.

Por SHBA-ja e ka akuzuar Iranin se po gënjen, duke thënë se Rusia nuk po merrte vetëm drone nga Irani, por edhe operatorët e saj po trajnoheshin në Iran.

*Tibo News