Investimet e huaja në Shqipëri u rritën me mbi 12%

Investimet nga bizneset e huaja arritën në 9.5 miliardë euro vitin e kaluar, me rritje mbi 12%. Zvicra dhe Holanda ishin dy shtetet që hodhën më shumë para në vend, ndërsa Greqia pakësoi investimet duke tërhequr disa prej kompanive të saj.Në vitin 2021 investimet e huaja direkte kapën vlerën 9.53 miliardë eurove. Rritja vjetore ishte 12.5 %, krahasuar me vitin e pandemisë, ku u regjistruan 8.5 miliardë euro.

Stokun më të Lartë në Shqipëri, vitin e kaluar e kanë mbajtur Zvicra, Holanda, Kanadaja, Italia dhe Turqia.