
“Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur”
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar rritjen e investimeve amerikane në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shprehet se tregtia është dyfishuar ndërsa eksportet janë trefishuar.
Yuri Kim thekson se duhet bërë akoma më shumë me rregulla të qarta, racionale, të qëndrueshme, gjykata të pastra, qartësi mbi të drejtat pronësore do të tërheqin investime më të mëdha.
“Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan ambasadorjal.
Yuri Kim ka shpërndarë edhe një status të zyrtarit të Departamentit Amerikan të shtetit, i cili zhvilloi disa takime zyrtare në Shqipëri, duke garantuar se investimet e SHBA në vendin tonë do të rriten.
Since 2019, 🇺🇸 FDI in 🇦🇱 is up 80%, trade has doubled, and 🇦🇱 exports to 🇺🇸 have tripled. But we can do better. Clear, rational, stable rules + clean courts + clarity on property rights will attract greater 🇺🇸 investment. That’s the connection between justice reform & prosperity. https://t.co/3GHwq7D6PY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 18, 2023
*Tibo News