Intervista e Ramës për median britanike dhe thirrja për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medien britanike “The Telegraph”. Rama ka folur për fenomenin e shqiptarëve që shkojnë në Angli në rrugë ilegale, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, duke rrezikuar madje dhe jetën.

Ai u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, ndërsa rreth 2000 vetë janë grumbulluar në veri të Francës gati për të bërë udhëtimin e rrezikshëm. Edi Rama u tha të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe.