
Intensifikohen protestat në Kinë
Qytetarët në Kinë kanë vijuar edhe këtë të dielë protestën e tyre të zemëruar mbi politikat shtrënguese të qeverisë e cila synon të mbajë pandeminë nën kontroll.
Mijëra protestues janë përplasur me policinë në Shangai dhe Pekin teksa ditën e djeshme 10 persona humbën jetën nga trazirat dhe flakët në një bllok banimi.
Në Urumqi zyrtarët kërkuan falje mbi situatën teksa premtuan se do të rikthejnë rendin duke hequr gradualish kufizimet.
Gjatë protestave në Shangai qytetarët u dëgjuan duke brohoritur “Xi Jinping largohu” dhe “Partia Komuniste, largohu”.
Kina po përballet me dhjetra mijëra raste të reja infektimesh me Covid-19 çdo ditë duke shënuar kështu një rikthim të pandemisë në vend.
Varianti Omicron duket se do të kërcënojë edhe njëherë mbarë botën këtë dimër.
*TiboNews