
Intel zgjedh Gjermaninë si vendin kryesor të prodhimit të çipave
Prodhuesi amerikan i çipave Intel ka zgjedhur Gjermaninë si vendin për kompleksin e saj gjigant të prodhimit të çipave. Investimi kap vlerën prej 88 miliardë dollarësh dhe do të shtrihet në të gjithë Evropën.
Intel po përhap investimet në rritjen e fabrikës ekzistuese në Irlandë, ngritjen e një objekti kërkimi në Francë dhe një vend ambalazhimi dhe montimi në Itali.
Arsyeja e shtrirjes së këtyre investimeve në këto vende të Bashkimit Evropian erdhi pasi disa qeveri të BE-së, përfshirë Italinë duan të stimulojnë prodhuesin e çipave për të investuar në vendet e tyre.
Intel do të ndërtojë edhe dy fabrika në Magdeburg të Gjermanisë, duke krijuar 7,000 vende pune në ndërtim, 3,000 vende pune të përhershme në kompani.
Në Magdeburg mendohet të prodhohen çipa me gjatësi më të vogël se 2 nanometër.
Intel do të rrisë gjithashtu hapësirën e saj laboratorike në Poloni dhe planifikon të krijojë laboratorë të përbashkët me qendrën kompjuterike të Barcelonës në Spanjë për informatikë të avancuar.
Zyrtarë të kompanisë amerikane me bazë në Klanifornia njoftuan në shtator se ishin gati të shpenzonin deri në 88 miliardë dollarë në Evropë gjatë dekadës së ardhshme.