INSTAT: Vetëm 4% e të rinjve 15-29 vjeç janë edhe në punë edhe në shkollë

Në të gjithë botën, por sidomos në Europë një përqindje e madhe e të rinjve në moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe studiojnë. Por Shqipëria shquhet për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as punë dhe as në shkollë, dhe e ka mjaft të ulët peshën e të rinjve që angazhohen edhe me studime edhe në punë.

Të dhënat e INSTAT që i referohen Anketës së Forcës së punës tregojnë se, vetëm rreth 4% e të rinjve në grup moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe mësojnë.

Në grup-moshën 24-29 vjeç, pjesa dërrmuese janë vetëm në punë, rreth 76%, dhe vetëm 2% janë vetëm në shkollë. Gjatë vitit 2021, shkalla e papunësisë arriti në 11,5% për popullsinë e grup-moshës 15 vjeç e lart, duke shënuar një ulje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.