INSTAT, popullsia drejt plakjes, pasojat që sjell

Shqipëria po përballet me rritjen e moshës së popullatës, pra plakjen e popullsisë.

Mosha mesatare sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2021 arriti në 37.6 vjeç nga 25 vjeç në vitet 90’, për shkak të faktorëve si emigracioni i te rinjve dhe ulja e lindshmërisë.

Një popullsi e plakur do të thotë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Ky trend i cili pritet të vazhdojë edhe me 5 vite më shumë në 10-vjeçarin e ardhshëm, është një nga fenomenet me të cilin duhet të përballet shëndetësia shqiptare.

Dy në 3 shqiptarë shpenzojnë para nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore në shtet.

Krahas mungesës së kushteve, problematike mbeten dhe pagat e ulëta të stafit mjekësor, të cilat nuk motivojnë punonjësit dhe dështojnë të ofrojnë një shërbim cilësor.

Aktualisht shëndetësia shqiptare është më e keqpaguara në të gjithë rajonin.