INSTAT: Në 5 vite dhuna në familje u rrit me 33%

Dhuna në familje, braktisja dhe trafikimi i të miturve përbëjnë shumicën e numrit të krimeve të kryera kundër personit përgjatë vitit 2022.

Një raport i INSTAT evidenton se gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 2 078 vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, një rritje kjo me gati 17% krahasuar me 2021.

Krahasuar me 5 vite më parë rastet e dhunës në familje janë rritur me 33%.

Për ekspertët rritja e numrit të krimeve në familje vjen si pasojë e një situate të trazuar emocionale që po kalojmë si shoqëri.

Edhe braktisja dhe trafikimi i fëmijëve të mitur ka shënuar tendenca në rritje viteve të fundit.