AlbanianEnglish

INSTAT: Femrat më tepër vështirësi në gjetjen e një pune

Papunësia tek të rinjtë në Shqipëri vijon të jetë problem. Vetëm mes moshës 15 deri në 29 vjeç  rreth 70 mijë e 510 persona deri në mbyllje të vitit të shkuar nuk kishin një punë. Të rinjtë e papunë në  2021 sipas Institutit të Statistikave u shtuan me 0.6% mes 15-24 vjeçarëve. Ndërsa tek moshat 25 deri 29 vjeç papunësia mbeti thuajse në të njëjtat nivele. Gjetja e një punë në vendin tonë duket më e vështirë për femrat se për meshkujt. Në shumë raste as diploma nuk ndihmon. Më shumë të papunë sipas të dhënave të INSTAT ka mes atyre që kanë mbaruar shkollën e lartë. Ndiqen nga të rinjtë me arsim 9 vjeçar dhe më pas vijnë ata që kanë përfunduar gjimnazin.

Shqetësues mbetet fakti se mes personave 15- 29 vjeç të cilët nuk ishin të punësuar nuk po ndiqnin  as shkollën dhe as ndonjë formim profesional. Në numrin e përgjithshëm të të rinjve në vendin tonë  Instituti i Statistikave thotë se këta zënë  26.1%. Ndër arsyet që i mbajnë jashtë tregut renditen  përgjegjësitë familjare dhe dekurajimi  nga mos gjetja e një pune.

You don't have permission to register