INSTAT: Blegtoria në tkurrje, 27mijë gjedhë më pak në 2021

Sipërfaqet me të mbjella në fusha dhe sera shtohen,  por një tjetër realiteti shihet në sektorin e blegtorisë.

Blegtoria nga viti në vit është në rënie, për vitin 2021 sipas të dhënave nga INSTAT në vendin tonë ishin 27 mijë gjedhë më pak. Ky ishte një ndër vitet më të vështirë në sektorin e blegtorisë, e tashmë lufta në Ukrainë solli rritjen e çmimit të ushqimit blegtoral.

Përpos kësaj, tkurrja e blegtorisë ka ardhur dhe si pasojë e lëvizjes demografike nga fshati në qytet. Braktisja e fshatit nga të rinjtë u vendosi kyçin stallave dhe baxhove në zonat rurale.

Ekspertët e ekonomisë thonë se vendi ynë  mund të shpëtojë nga varësia e qumështit nga Serbia, fermat ekzistuese mund të subvencionohen për litër qumësht dhe ushqimin e gjësë së gjallë.

Prodhimet blegtorale vendase do të konkurrojnë qumështin e fermave të importit atëherë kur fermat dhe baxhot të regjistrohen, pasi kështu jo vetëm që shtohen të ardhurat në vend por garantohet edhe siguria ushqimore.

 

*TiboNews