Instalohen vendqëndrimet për biçikletat në ‘Myslym Shyr’

Pas rehabilitimit të trotuareve në rrugën “Mylsym Shyri”, Bashkia e Tiranës ka vendosur dhe vendqëndrime për biçikletat për të inkurajuar përdorimin e mëtejshëm të tyre.

Kjo iniciativë shërben për të reduktuar trafikun e makinave në qytet dhe ndotjen e mjedisit, duke promovuar përdorimin e biçikletave për udhëtimet e shkurtra dhe të mesme.

Projekti ka për qëllim të krijojë një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin dhe të ndihmojë në përmirësimin e trafikut në qytetin e Tiranës.