Instagram nuk ndalet me risitë, 25 filtra të rinj për fotot tuaja

Platforma në pronësi të Meta-s, Instagram ka ardhur me risi ditët e fundit veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyra se si ne mund të ndajmë përmbajtjet tona me të tjerët.

Instagram tani në rangun e veçorive të reja ka shtuar 25 “filtra” për rregullimin e fotografive që postoni në platformë. Këta janë filtrat e parë të rinj të Instagramit ndër vite.

Nga modifikimet delikate të ngjyrave deri te opsionet për stile ekspresive, këto përditësime ju lejojnë të provoni pamje të ndryshme për postimet tuaja.

Instagram ka zgjeruar funksionin “Close Firends” nga Storie dhe Notes në publikimet në Reels. Përdoruesit e Instagram tani mund të zgjedhin të ndajnë postimet e tyre dhe Reels me një grup më të vogël njerëzish të cilëve u besojnë më shumë në vend të të gjithë ndjekësve të tyre. Duke zgjeruar “Miqtë e ngushtë” në Reels, Instagra, shpreson t’u ofrojë përdoruesve më shumë mënyra për të qenë vetvetja. Ndarja e Reels dhe postimeve vetëm me miqtë e ngushtë është mjaft e thjeshtë.

Instagram, platforma e medieve sociale në pronësi të Meta-s po lançon gjithashtu një veçori që i lejon përdoruesit e tyre të shtojnë tekstet e këngëve në videot Reels, ashtu sikurse në story-t në Instagram. Kjo vjen pasi u tha se Instagrami po testonte disa veçori të reja gjatë javëve të fundit. Disa nga ato veçori u përqendruan në përmirësimin e mënyrës se si ne i shikojmë feed-et tona dhe disa prej tyre kishin të bënin me postime bashkëpunuese.

Sidoqoftë, veçoria e re për shtimin e tekstit të këngës në Instagram Reels është një veçori që është e njohur për përdoruesit pasi është e disponueshme në Instagram Stories. Sjellim në vëmendje se Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi. Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive.