
Instagram mund të sjellë risi tek postimet
Instagram po teston një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të “gozhdojnë” (Pin) postimet në profilin e tyre.
Sipas një postimi në Twitter nga studiuesi Salman Memon, pak përdorues të Instagramit po shohin një opsion të ri “Pin në profilin tuaj” kur klikojnë ikonën “me tre pika” sipër postimit.
Veçoria duket mjaft e ngjashme me funksionin e postimit të Pin-it të ofruar nga Twitter dhe Facebook.
Instagram nuk ka zbuluar zyrtarisht asgjë rreth funksionit deri më tani.
Gjithashtu nuk dihet se sa postime do të lejohen që përdoruesit të bëjnë `Pin`.
Opsioni do t’i lejojë përdoruesit të rishikojnë mënyrën se si postimet shihen në profil, pavarësisht nga koha kur janë postuar.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të ngarkojnë postimet në profilin e tyre sipas renditjes që u pëlqen.
Vitin e kaluar, kreu i Instagramit Adam Mosseri tha se kompania po përpiqet t’u japë më shumë kontroll përdoruesve në vitin 2022.
Duket se veçoria është një nga mënyrat se si platforma po u siguron kontroll përdoruesve.
Aktualisht përdoruesit mund të fshijnë ose arkivojnë vetëm një postim në profilin e tyre dhe t`u bëjnë `Pin` komenteve të të tjerëve.