Infrastruktura energjetike në Ukrainë goditet nga raketat ruse

Ministri i energjisë së Ukrainës tha se 30% e infrastrukturës energjetike të vendit është goditur nga raketat ruse. Ai tha kjo ishte hera e parë që nga fillimi i luftës që Rusia kishte “shënjestruar në mënyrë dramatike” infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi më herët se trupat e saj po vazhdonin sulmet ajrore me rreze të gjatë në infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Ukrainës.