Infrastruktura energjetike në gjendje kritike, Klitschko paralajmëron Kievin

Civilët ukrainas në kryeqytetin e Kievit janë paralajmëruar të “përgatiten për më të keqen” këtë dimër nëse Rusia vazhdon të godasë infrastrukturën energjetike të vendit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, u ka kërkuar njerëzve në qytet që të “kursojnë sa më shumë energjinë elektrike, sepse situata mbetet e vështirë”.