
Inflacioni shënon sërish rritje në Evropë
Inflacioni në Eurozonë ka shënuar një tjetër rritje të ndjeshme përgjat majit tetor duke tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve të ekonomisë.
Sipas Eurostat inflacioni u rrit në 10.7% nga 9.9% që ishte një muaj më parë .
Këto shifra kanë ngjallur frikën e konsumatorëve pasi Banka Qendrore Europiane mund të detyrohet të rrisë sërisht normat e interesit pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike .
Megjithatë Eurostat vlerëson se produkti i brendshëm bruto i vendeve që përdorin euron si monedhë të tyren ka pësuar një rritje në nisjen e tremujorshit të fundit të këtij viti.
Vendet Europiane po përballen me shtrenjtim të kostove të jetesës që prej nisjes së pushtimit Rus në Ukrainë. Rritje e vijueshme e inflacionit pritet të sjellë kaos tek konsumatorët por jo vetëm.
Shumica e vendeve evropiane kanë ulur pritshmëritë e tyre mbi rritjen ekonomike përgjat këtij viti.