
Inflacioni, rreziku i ri i ekonomisë botërore
Drejtuesit e Bankave Qendrore në Europë dhe Amerikën e Veriut paralajmerojnë se ekonomisë botërore i kanoset rreziku i inflacionit.
Bankat Qendrore përgjatë dy viteve kanë ndërmarrë masa emergjente në ekonomitë kombëtare, ndikuar edhe nga situata e pandemisë dhe faktorët makro dhe mikro ekonomik.
Sot, mbas dy vitesh, Banka e Anglisë dhe Banka Qendrore Evropiane në përpjekjen e tyre për të vënë nën kontroll uljen e çmimeve njoftuan rritjen e normës së interesit.
Ndikimi i pandemisë në ekonomi është ulur për shkak të rritjes së vaksinimeve, por ndërkohë që një krizë është në përfundim, një tjetër edhe më e rrezikshme po agon, inflacioni.
Bankat qëndrore nuk janë të sigurta nëse ky trend rritës inflacioni është produkt i pandemisë apo i ndonjë problematike më të thellë të ekonomike.
Kjo rritje mund të jetë sinjal i parë i një krize ekonomike botërore si në atë të 2008-ës. Ajo shkaktohet kur influksi i parasë është më i madh se nevojat e tregut për likuiditet duke sjellë rritje çmimesh.