Inflacioni në Britani në nivelet më të larta të 41 viteve

Inflacioni ka arritur në nivele rekord në Mbretërinë e Bashkuar me çmime që gjithnjë e më shumë po pësojnë një rritje të ndjeshme.

Vetëm në një vit kostoja e ushqimeve dhe energjisë u rrit me 11% duke shënuar kështu nivelin më të lartë të 41 viteve të fundit.

Sipas institucioneve britanike rritje e çmimeve brenda vitit do të kishte qenë 14% nëse qeveria nuk do të kishte ndihmuar qytetarët dhe bizneset me faturat e energjisë.

Analistët e ekonomisë mendojnë se mënyra që do të zgjedhë qeveria për të shmangur vijimin e rritjes së inflacionit do të jetë rritja e normave të interesit.

Britania po përballet me trazira të mëdha ekonomike pas qeverisjes jetëshkurtër të ish kryeministres Liz Truss.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se normat e interesit priten të rritet nga 3% që janë aktualisht në 4%.

Diçka e tillë pritet të nxisë zemëratën e qytetarëve që po përballen me rritje të kostove të jetesës në përditshmërinë e tyre.

*TiboNews