
Infermierët bashkë si asnjëherë tjetër në Britani
Mijëra infermierë në Britani, Uells dhe Irlandën e Veriut janë bashkuar për të mbajtur protestën, më të madhen në histori nga Britania për këtë sektor. Ata janë në të parën nga dy grevat njëditore për shkak të pagave, ndërsa pritet edhe një marshim më 20 dhjetor.
Kolegji Mbretëror i Infermierisë kërkon rritje pagash prej 19% dhe thotë se rritjet nën inflacionin po kompromentojnë kujdesin shëndetësor duke e bërë të vështirë tërheqjen dhe mbajtjen e infermierëve në sektor.
Por Ministri i Shëndetësisë Steve Barclay tha se kjo shifër nuk është e përballueshme duke pasur parasysh shumë presione të tjera ekonomike me të cilat përballet vendi.
Por kreu i Kolegjit Mbretëror të Infermierisë, Pat Cullen thotë se qeveria ka përgjegjësinë të adresojë postet e lira të infermierisë për të “ndaluar largimin nga pofesioni”.
Stafi do të sigurojë ‘ruajtjen e jetës’ dhe një kujdes urgjent, por shërbimet rutinë ka të ngjarë të ndërpriten në largimin më të madh ndonjëherë nga infermierët e NHS.
Kimioterapia dhe dializa e veshkave do të funksionojnë normalisht, së bashku me kujdesin intensiv dhe kritik, urgjenca e fëmijëve dhe njësitë neonatale spitalore.
Ndikimi më i madh ka të ngjarë të jetë në trajtimet si hernia, operacionet si ato në ije, si dhe shërbimet në klinikat ambulatore.
*Tibo News